09 dhjetor 2009

Galliani: Është faji i Juventus që ekipet Italiane po humbin vendin në CL

Zëvendës-presidenti i Milanit,Adriano Galliani ka fajësuar Juventusin që skuadrat italiane po humbin vendin e tyre në Champions League dhe këtë tregon eliminimi i Bianconerëve të martën mbrëma.

Galliani është i bindur se nëse skuadrat nga Italia vazhdojnë me këtë ritëm,do të ndodh që ekipet e shteteve të tjera të shkaktojnë befasi.

“Ne me të vërtetë po humbasim një vend të katërt në Champions League”,deklaroi Galliani në aeroportin Linate pas kthimit nga Zvicra.

“Kjo është arsyeja se pse jam duke e mbështetur Interin sonte.Humbja e Juventusit kundër ekipit gjerman vështirëson koeficientin e pikëve të Italisë në klasifikimet e UEFA’s”.

Interi përballet me Rubin Kazan sonte në San Siro.Humbja mund ta drejtojë ekipin e Mourinhos në drejtim të ‘derës’ që kaloi ekipi i Ciro Ferraras.