09 dhjetor 2009

Ronaldinho i kënaqur me kualifikimin

Superylli i Milanit, Ronaldinho, është shprehur i kënaqur me kualifikimin në 1/8 e finales së Ligës së Kampionëve.
Rossonerët barazuan kundër Zurichut të martën mbrëma, ndërsa realizuesi i golit të barazimit ishte pikërisht braziliani.
“Ishte një ndeshje e vështirë për ne, por jam i lumtur që i kam ndihmuar Milanit”.
“Gjëja më e rëndësishme ishte kualifikimi. Nuk është lehtë të luash gjithnjë futboll të mirë”, ka thënë Dinho për Goal.com Italia