09 dhjetor 2009

Ronaldo : Nuk jam 100 %

Përkundër asaj se shënoi një gol fantastik nga gjuajtja e lirë prej mëse 30 metrash, dhe më pas duke e ngrirë lojën me një gol tjetër në fund, njeriu më i shtrenjtë në futboll mendon se mund të jap më shumë.

“ Jam i lumtur që shënova dy gola dhe që përfunduam në vendin e parë në grup. Ishte një ndeshje e mirë dhe më duhet ta përgëzoj ekipin që luajti shumë mirë, duke ardhur në pjesën e dytë më qetë se në ndeshjet e kaluara.”

“ Nuk jam ende 100% në formën time. Mund të jap më shumë, fizikisht, ka gjëra ku mund të përmirësohem, por jam duke bërë progress. “

Për ndeshjen ndaj Valencias në Mestalla, CR9 shprehet të jetë penduar për kartonin e kuq që nuk e lë të paraqitet ndaj Valencias.

“ Shfrenimi i emocioneve të mia ishte gabim njerëzor, pork am besim se bashkëlojtarët e mi do të arrijnë një rezultat të favorshëm.” Përfundoi CR9.