26 dhjetor 2009

Friedrich, drejt Wolfsburgut

Kampioni i Gjermanisë, Wolfsburg, është i interesuar për transferimin e mbrojtësit Arne Friedrich nga Hertha Berlin gjatë afatit kalimtar të janarit. Wolfsburg është i gatshëm të ofrojë 8 milionë euro për Friedrichun, kontrata e të cilit me Herthan nuk skadon deri më 2012.
Por, menaxheri i futbollistit, Joerg Neubauer, ka konfirmuar interesimin e Wolfsburgut për klientin e tij. “Është e vërtetë se Wolfsburg është i interesuar, por hapi i parë u takon klubeve që të arrijnë marrëveshje”, deklaroi Neubauer.