14 dhjetor 2009

Formacioni i javës së 14 në La Liga

Formacioni: 3-4-3

Portierë

Sergio Asenjo – Atletico Madrid

Ky portier shpëtoi 9 herë portën e tij në ndeshjen kundër Villarealit.Edhe pse pësoi dy gola gjërat mund të shkonin më keq pa të.Nuk ishte hera e pare që mbrojtja e Atleticos i uli vlerat portierit Asenjo.

Mbrojtës

Facundo Roncaglia ( Espanyol)

22 vjeçari i huazuar nga Boca Juniors i mbajti në njëfarë mënyrë të mbyllur Iniestan dhe Henryn dhe mund të themi se ai ishte shkaku i mospranimit të më shumë golave.

Pepe (Real Madrid)

Ky mbrojtës këtë sezon është krijuar si një objekt i palëvizshëm në mbrojtje dhe rrallë herë mund të driblojë mbi të por duket se Pepen por e përcjell fati i keq ngase ai u lënda rëndë kundër Valencias.

Nico Pareja ( Espanyol)

Edhe ky sikur Roncaglia luajti për mrekulli në pozitën e tij duke mos i lejuar Barcës të dominonin në sulm.Pareja e udhëhoqi mjaft mirë pozitën e tij sa që mund ta krahasojmë me të [ ndjerin ] Dani Jarque.

Mesfushorë:

Jesus Navas ( Sevilla)

Reprezentuesi spanjoll tregoi formë të shkëlqyer kundër Sporting Gijon duke i shkaktuar kokëçarje si në mesfushë ashtu edhe në mbrojtje.Ai asistoi për Kanouten i cili shënoi golin e vetëm në ndeshje dhe atë të fitores.

David Fuster ( Villareal)

Mesfushori tregoi performance të shkëlqyeshme kundër Atleticos,me ç’rast organizonte aksione dhe e testonte portierin Asenjo.

Ever Banega (Valencia)

21-vjeçari mund të ketë humbur ndeshjen me ekipin e tij por ai ishte lojtari më i mirë i Valencias.Krijoi raste për sulmin e Los Che si një veteran. Ç’mund të themi më shumë për këtë lojtar i cili u transferua dy vite më pare nga Boca Juniors.


Juan Albin (Getafe)

Pa Roberto Soldado,Albin kishte përgjegjësinë e krijimit të rasteve për El Geta dhe këtë e bëri shumë mirë duke shënuar dy here kundër Tenerifes.

Sulmues:

Gonzalo Higuain (Real Madrid)

Higuain po e gjen formën e tij të vërtetë dhe këtë e tregojnë më së miri golat.Kësaj rradhe ai ishte hero kundër Valencias duke shënuar dy herë.


Zlatan Ibrahimovic (Barcelona)

Superylli suedez konvertoi penaltinë e tij në gol me autoritet,saktësi dhe siguri në vetvete por nuk duhet harruar se në ndeshjen kundër Espanyolit mungoi Messi,mirëpo Ibra po përshtatet mjaft mirë në lojën e Barcës.

Iker Muniain (Athletic Bilbao)

Ai ishte në lojë vetëm për 30 minuta dhe menjëherë ishte vërejtur ndikimi i tij.Ai bëri asistime për bashkëlojtarët.


Asenjo

Roncaglia – Pepe – Pareja

Jesus Navas – Fuster – Banega – Albin

Higuain – Ibrahimovic – Muniain

Lojtarë të tjerë të dalluar:

Carlos Kameni (Espanyol)
Ezequiel Garay (Real Madrid)
Jeremy Mathieu (Valencia)
Jose Luis Marti (Mallorca)
Diego Perotti (Sevilla)
Juan Mata (Valencia)
Karim Benzema (Real Madrid