14 dhjetor 2009

Serie A – Formacioni i javës së 16-të

Series A për javën e 16-të, bazuar në ekspertët e Goal.com.

11-shja më e mirë

Formacioni: 4-3-3

Portier

Ferdinando Coppola ( Atalanta ): Ishte solid për 90 minuta ndaj Interit. Sidoqoftë, ai reflektoi më së miri kur nxorri një pikë për skuadrën e tij pasi ndali një rast ideal të Thiago Mottas në çastet e fundit të takimit.

Mbrojtja

Gennaro Sardo ( Chievo ): Ai luajti vetëm 34 minuta por goli i tij me kokë e gjunjëzoi Fiorentinën.

Leonardo Bonucci ( Bari ): Lojtari ishte lidhur me një kalim te Juventusi një kohë të gjatë dhe arsyen e tregoi pikërisht kundër tyre. Një paraqitje fantastike në qendër të mbrojtjes duke ndalur disa raste të Juves.

Cesare Bovo ( Palermo ): Milani pati një sulm të pathyeshëm, derisa nuk i doli përpara dyshja e Palermos Bovo-Kjaer. Bovo e nxorri komplet jashtë sistemit Marco Boriellon në fitoren 2-0 të sicilianëve në San Siro.

Aleksandar Kolarov ( Lazio ): Mbrojtësi shënoi një gol fantastik, duke depërtuar në mbrojtjen e Genoas dhe duke i dhënë fitoren e parë pas 14 ndeshjeve Lazios. Kjo mund të jetë pika kthyese për Biancoçelestët.

Mesfusha

Mark Bresciano ( Palermo ): Nuk është lehtë ta ndalosh Andrea Pirlon, Massimo Ambrosinin apo Clarence Seedorfin në San Siro, por ai përveç se i ndali të lartpërmendurit, ai shënoi një gol, dhe asistoi për Miccolin.

Sergio Almiron ( Bari ): I dëbuar nga Juventusi, ai u revanshua në mesfushë duke ja dhënë goditjen përfundimtare Bianconerëve.

Blerim Xhemajli ( Parma ): Mesfushori kreativ Shqiptar konfirmoi formën e tij të mirë, pasi që udhëhoqi Palermon drejt rikthimit të rezultatit ndaj Bolonjës. Ai ishte forcë e vërtetë në mesfushë bashkë me Daniele Gallopan, për një Palermo në pozitën e katërt në tabelë.

Sulmi

Fabrizio Miccoli ( Palermo ): Ai ishte bombastik dhe në top formë të dielën, pasi që e fundosi Milanin, duke shënuar golin e parë dhe përgatitur të dytin – vërtetë një lojtar argëtues.

Barreto ( Bari ): Ai ishte më i mirë se kampioni i botës Fabio Cannavaro gjatë gjithë mbrëmjes në San Nicola, duke e bërë ish mbrojtësin e Real Madridit të dukej si një amater në më shumë se një rast. Ai gjithashtu nxorri një penalti.

Joaquin Larrivey ( Cagliari ): 25 vjeçari ishte konsideruar një dështim i madh pas ardhjes në ishull, por të shtunën ai ishte njeriu më i mirë në fushë. Shënoi një gol dhe mbrojti portën e vet, duke e spastruar situatën në vijë. Hyrja e tij në lojë ishte pika kthyese kur nga 2-0 arriti me skuadrën e tij të nxjerr një barazim 3-3.

Coppola

Sardo – Bonucci – Bovo – Kolarov

Bresciano – Almiron – Xhemajli


Miccoli – Barreto – Larrivey

Lojtarët që duhet të përmenden:

Michele Pazienza (Napoli)
Alessandro Matri (Cagliari)
Diego Milito (Inter)
Simone Tiribocchi (Atalanta)
Riccardo Montolivo (Fiorentina )
Giampiero Pinzi (Chievo)
Guglielmo Stendardo (Lazio)
Salvatore Sirigu (Palermo)
Simon Kjaer (Palermo)
Emiliano Viviano (Bologna)
Daniele Galloppa (Parma)
Nicola Amoruso (Parma)
Massimo Maccarone (Siena)