15 dhjetor 2009

Giggs: Jam më i etur se kurrë

Legjenda e Manchester United, Ryan Giggs, i cili të dielën u emërua Personaliteti Sportiv i Vitit nga BBC, thotë se ai është i etur për sukses, siç ka qenë gjithmonë.
“Jam më i etur për të luajtur se kurrë më parë. Kam qëndruar atje gjatë ceremonisë dhe në ato momente kam menduar për ndeshjen e një nate më parë (humbja kundër Aston Villa). Ende dhemb që u mposhtëm”.
“Nëse humbjet ende shkaktojnë dhimbje atëherë kjo tregon se ende keni dëshirë të vazhdoni dhe sigurisht kjo është rast për momentin. Mbase luaj formën më të mirë që kam luajtur ndonjëherë dhe po e shijoj më shumë se më herët”, ka thënë Giggs