08 dhjetor 2009

Formacioni i javës së 13 në La Liga

Portier

Diego Alves ( Almeria )

Braziliani mund të ketë pranuar katër gola në ndeshjen kundër Real Madridit por ai kishte shpëtuar portën e tij dhjetë herë duke numëruar edhe dështimin e Cristiano Ronaldos nga pika e bardhë.Almeria do ta humbte lojën për 30 minuta po të mos ishte braziliani.

Mbrojtës

Sergio Ramos ( Real Madrid )

Mbrojtësi mund të ketë shkaktuar tek ekipi dy gola porn ë anën tjetër ai vrapoi shumë për ta mbajtur ndeshjen të balancuar dhe Ramos bëri shumë mirë kur u shkëput dhe shënoi gol.

Henrique (Racing Santander )

I huazuar nga Barelona braziliani është duke përjetuar një experiencë me Racing Santander.

Carlos Marchena ( Valencia )

Duke luajtur si mesfushor defanziv kundër Atletic Bilbaos dëshmon aftësitë e tij.Ai e kontrolloi lojën dhe tregoi se çka është në gjendje të bëjë me disa pasime për sulmuesit.

Joan Capdevila ( Villareal)

Veteraani konsiderohet si njëri nga lojtarët më të mirë në pozicionin e dytë.Të dielën mbrëma në ndeshjen kundër Getafe ai u bë heroi i Nëdetëses së Verdhë duke shënuar dy gola.

Mesfushorë

Lionel Messi (Barcelona )

Tani mund ta quajmë edhe fituesi i Topit të Artë për vitin 2009.Ai shënoi dy gola kundër Deportivos dhe shfaqi performancë të shkëlqyer.

Sergio Canales ( Racing Santander )

18 vjeçari supozohet se do të jetë njëri ndër mesfushorët më të mirë në Spanjë.Ai shënoi dy herë kundër Espnayol dhe si një Playmaker bëri një asist.

Jeremy Mathieu ( Valencia )

Nuk është rastësisht ky lojtar në këtë njëmbëdhjetësh.Ai shënoi golin e fitores për Valencian dhe menaxhoi mjaft mirë në pozitën e tij.

Sulmues

Gonzalo Higuain

Argjentinasi si pjesa tjetër e ekipit nuk ishte në gjendje ta mbajë një tempo gjatë lojës por ai shënoi një gol edhe pse nuk luajti për 90 minuta.

Aritz Aduriz ( Mallorca)

I riu nga krahina e Baskisë u rikthye në formë duke shënuar dy here dhe kështu Mallorca e mban formën e saj të përkryer në shtëpi.

Sergio Aguero ( Atletico Madrid )

El Kun po fillon të rikthehet në formën e vjetër dhe ky mund të jetë kalimi nga një nivel në tjetrin për të.Përveç që shënoi gol kundër Xerez ai bëri pasime për bashkëlojtarët.

Formacioni 4-3-3:

S.Ramos – Henrique – Marchena – Capdevila
Messi – Canales – Mathieu
Higuain – Aduriz – Aguero

Lojtarë të tjerë që duhet të përmenden janë:

Daniel Aranzubia (Deportivo La Coruna )
Dani Alves (Barcelona)
Gerard Pique (Barcelona)
Pablo Hernandez (Barcelona)
Santi Cazorla (Villareal)
David Villa( Valencia)
Zlatan Ibrahimovic ( Barcelona)