08 dhjetor 2009

Le Tissier : Dua ti mësoj Anglezët se si të gjuajnë penalti

Matt Le Tissier i ka ofruar shërbimet FA si trajner i penaltive në kombëtaren angleze, për të evituar ndonjë mizerie në penalti.
Ish sulmuesi i Southamptonit ka ekzekutuar në mënyrë të suksesshme 47 nga 48 penalti gjatë karrierës së tij, dhe ai mendon se është mjaft e çuditshme se pse Anglia nuk e punëson një trajner në këtë fushë, që i ka kushtuar me dështime të shumta më parë.
“ Nëse i shikoni penaltitë e humbura deri tani, unë mendoj se janë shumë.”
“ Çfarë do bëja unë ? Do të provoja ti mësoj në mënyrën që i ekzekutoja unë.”
“ Kjo do të humbte negativitetin e krijuar përeth, dhe do të zvoglonte fatin e portierëve.”
“ Unë shpresoj se lojtarët nuk do të frikësohen, dhe në çastet e fundit ta ndërojnë mendjet, kemi parë se lojtarë të mëdhenj kanë dështuar.”
Jermaine Defoe humbi një penalti ndaj Evertonit, penalti të cilën e ndali portieri amerikan Tim Howard. Howard do të jetë portieri i SHBA-ve për kampionat botëror dhe siç dihet ata janë në grup me Anglinë.
Lampard humbi një penalti javë më parë, dhe të tillë janë këtë sezonë edhe Michael Carrick, James Millner dhe Ashley Young.