05 dhjetor 2009

Fiorentina, Frei betohet për besnikëri

Sebastian Frei është betuar për besnikëri ndaj Fiorentinës. “Disa javë më parë kam arritur 400 paraqitjet në Itali në të gjitha kompeticionet, - ka thënë portieri. - Jam krenar pasi kjo do të thotë se karriera ime vazhdon përpara dhe nuk do të ndalem këtu. Dua të luaj akoma edhe për shumë kohë dhe shpresoj që ta bëj këtë me fanellën vjollcë. Çdo herë që kam arritur diçka të ngjashme me këtë klubi më ka dhuruar një gjë simbolike. Dhe ky veprim është shumë i rëndësishëm për mua”, ka përfunduar francezi.