05 dhjetor 2009

Sampdoria, Del Neri: Duhet të ringrihemi

Skuadra e Sampdorias kërkon të ringrihet kundër Milanit. Pas humbjeve të pësuara kundër Livornos dhe Xhenoas, skuadra e Del Nerit do të kërkojë të rikthehet tek fitorja kundër kuqezinjve. “Humbja e dytë ka qenë pasojë e së parës, - ka thënë Del Neri. -Nuk mund të mohojmë se tronditja psikologjike e pësuar në derbi ka qenë shumë e fortë, por e dimë se këto humbje janë pjesë e futbollit, jemi të vetdijshëm se mund të përmirësohemi dhe mendoj se skuadra është gati të rikthehet në rrugën e fitoreve”.