18 dhjetor 2009

Finalja e Botërorit të Klubeve: Barcelona – Estudiantes

Vendi: Zayed Sports City, Abu Dhabi
Koha: 19 Dhjetor, E shtunë, 17:00

Edhe pse do të luajnë Barcelona – Estudiantes,tani gjithçka fokusohet rreth trofeut të gjashtë të Barcës.

Barcelona luan kundër ekipit argjentinas,Estudiantes dhe nëse e fitojnë këtë ndeshje ata do ta kompletonin vitin 2009 si një vit që do të shënohet në historinë e Blaugranëve.

Në vitin 2006 Barcelona dështoi ta mposhte ekipin Internacional nga Brazili dhe ajo humbje ishte zhgënjyese për tifozët Blaugranas.Ajo humbje do të thoshte se epoka e Frank Rijkaard do të përfundonte shpejt mirëpo tani kontrollin e ka Pep Guardiola dhe fansat shpresojnë të arrijnë sukses.

Për Estudiantes ky është një sukses i madh.Ata fituan këtë titull më 1968 ku shënuan fitore kundër Manchester United mirëpo finalja do të jetë mjaft emocionuese sepse në pytje është trofeu i gjashtë i ekipit të Laportas.

Andres Iniesta do të mungojë në këtë ndeshje ku zëvendësim i tij pritet të jetë Yaya Toure krah Busquets kurse në sulm do të jenë Messi,Ibra, Pedro ose Henry.


Juan Sebastian Veron do të jetë çelësi i ekipit Estudiantes sepse ndoshta ai mund ta përçajë mbrojtjen e Barcelonës.

Forma e Barcelonës:

Atlante 1-3 Barcelona (Botërori i Klubeve,16 Dhjetor)
Barcelona 1-0 Espanyol (La Liga,12 Dhjetor)
Dynamo Kiev 1-2 Barcelona (CL, 9 Dhjetor)
Deportivo La Coruna 1-3 Barcelona (La Liga,5 Dhjetor)
Xerez 0-2 Barcelona (La Liga)

Formacioni i Barcelonës - : Valdes; Alves, Pique, Puyol, Abidal; Toure Yaya, Sergio Busquets, Xavi; Messi, Ibrahimovic, Pedro.

Forma e Estudiantes:

Estudiantes 2-1 Pohang Steelers (Botërori i Klubeve,16 Dhjetor)
Estudiantes 0-0 Chacarita Juniors (Apertura, 3 Dhjetor)
River Plate 1-1 Estudiantes (Apertura, 28 Nëntor)
Estudiantes 1-0 Colon (Apertura ,25 Nëntor)
Estudiantes 3-1 Tigre (Apertura, 20 Nëntor)

Formacioni i Estudiantes - : Albil; Rodriguez, Cellay, Desabato, Diaz, Re; Brana; Veron, Benitez, Perez; Boselli.


Epilogu: Kjo ndeshje do të jetë mjaft e rëndësishme për të dyja palët. Nëse Estudiantes fiton duhet të jenë jashtë mase të kënaqur sepse do të luajnë kundër një ekipi mjaft të fuqishëm,kurse nëse fiton Barca , gëzimi tek tifozët do të jetë mjaft i madh sepse ata fitojnë 6 tituj dhe njëkohësisht përjetojnë vitin më të mirë ndoshta në histori të klubit.