18 dhjetor 2009

Gilardino: Largimi nga Milani ishte zgjedhja e duhur

Sulmuesi i Fiorentinës Alberto Gilardino do të luaj të dielën ndaj ish skuadrës së tij Milanit, përderisa Viola dëshiron këndelljen nga humbja 2-1 ndaj Chievos.
“ Ne e dimë se çfarë duhet të përmirësojmë për tu përgatitur për sfidën me Milanin dhe shpresoj se mund ta përfundojmë vitin mirë.”
“ Lordi i qytetit? Nuk është e ekzagjeruar. Për mua, është kënaqësi të luaj këtu. Jam i kënaqur me zgjedhjen time që të vij në Firencë. Jam duke bërë mirë.”
“ Viti 2009 ishte pozitiv për mua te Fiorentina, pas një viti të vështirë te Milani dhe unë besoj se unë e kam shpaguar besimin. Sidoqoftë, tani duhet të bëjmë ende më mirë.”
27 vjeçari ka shënuar 10 gola në të gjitha gara në këtë sezonë.