18 dhjetor 2009

Leonardo: Jam i kënaqur me atë që kam

Pas konfirmimit të Adriano Gallianit se Milani nuk po kërkon përforcime të reja gjatë Janarit, Leonardo doli në një deklaratë gjatë një konference për shtyp para ndeshjes me Fiorentinën duke thënë se është i kënaqur me atë që ka.
“ Ne nuk mund të hyjmë në tregun e transferimeve. Jam shumë optimistë se do të arrijmë rezultate të mira me këtë skuadër në dispozicion.”
Rosonerët në Janar do të begatohen me David Beckhamin dhe me Dominic Adiyiah.