24 dhjetor 2009

FIFA, asnjë ndëshkim për Henri

Sulmuesi i “Gjelave” mund t’ia hedhë pa u lagur pas prekjes së topit me dorë në ndeshjen eliminatore midis Francës dhe Irlandës.Sipas të përditshmes sportive franceze “L’Equipe”, komisioni disiplinor i FIFA-s, që do të mblidhet në janar, me shumë mundësi do ta arkivojë çështjen pa asnjë lloj sanksioni ndaj lojtrit të Barcelonës.
Kjo sepse rregullorja aktuale nuk e parashikon një rast të tillë. Në këtë mënyrë, institucioni më i lartë i futbollit botëror nuk do që të krojojë një precedent, i cili mund të merret si shembull edhe në të ardhmen.