24 dhjetor 2009

Ferguson: Sjellja e Cityt ndaj Hughes e papranueshme

Sir Alex Ferguson e ka quajtur trajtimin e ish teknikut të Manchester Cityt Mark Hughes si të papranueshëm.
Hughes e humbi punën në fundjavë përkundër se pati vetëm dy humbje dhe arriti në gjysmëfinale të Carling Cup.
Shumë menaxherë janë hedhur në mbrojtje të Mark Hughes, duke përfshirë dhe ish bashkëlojtarin e tij Steve Bruce, dhe Ferguson, përkundër se pati mardhënie jot ë mira me Hughes, ai i ka ofruar mbështetjen e tij.
“ Ishte sjellje e papranueshme.”
“ Nuk ka lidhje nëse i humb 20 ndeshje ose dy, njerëzit duhet të trajtohen mirë.”
“ Për disa arsye krishtlindje sjellin më të keqen për disa drejtorë. Nuk e di si mund ta bëjnë një gjë të tillë.”
“ Që prej të shtunës në mëngjes është folur për shkarkimin e tij, dhe Mark Hughes është dashur ta realizoj të tijën në ndeshjen e fundit. Ishte një pozitë shumë e keqe për të.” Deklaroi Ferguson për Sky Sports.