12 dhjetor 2009

Ferrara mallkon rastet e humbura

Ciro Ferrara ishte dëshmitar i humbjes së radhë së skuadrës së tij e cila ra viktime e Barit në transfertë, duke u mposhtur nga barezët me rezultat 3-1.

“ Këto nuk kanë qenë ditët më të mira.”

“ Ne erdhëm në këtë lojë me butësi, dhe e vendosëm Barin në nivelin e njëjtë me ne, por është vështirë të japësh analiza të ndeshjes së sontme.”

“ Djelmoshat luajtën ekstremisht mirë sonte duke krijuar raste të panumërta. Mendoj se është dashur të fitojmë por topi nuk shkoi brenda.”

“ Nga tre goditje ne pranuam tre gola dhe kjo na kushtoi. Asesi nuk duhet të kritikohen djelmoshat e mi. Ata bënë gjithçka për të fituar dhe kjo e bën dhimbjen më të fortë.” Deklaroi Ferrara pas ndeshjes.