12 dhjetor 2009

Blanc : Ferrara i padiskutueshëm

Jean Claude Blanc, presidenti i Juventusit, ishte i zhgënjyer me rezultatin e ndeshjes ndaj Barit, por konfirmoi trajnerin Ferrara.

“ Ndeshja me Interin ka kaluar që një javë, dhe sonte përkundër humbjes ne pamë një ekip të bindur dhe të motivuar. “

“ Dhe më pas, kur golat nuk erdhën, erdhi humbja. Penaltia e prishi ndeshjen. Duhet të shkojmë përpara.”

“ Ferrara? Ai do të mbetet në postin e trajnerit të Juventusit, kjo është historia e Juves, edhe pse disa muaj më parë kishte ndryshime. Ne shkarkuam Ranierin kur mbaruam në pozitën e dytë, tani nuk e bëjmë gabimin e njëjtë.” Deklaroi pas ndeshjes Blanc.