12 dhjetor 2009

Ferguson bën thirrje që koha shtesë të mos jetë në duart e gjyqtarëve

Menaxheri i Manchester United Sir Alex Ferguson ka bërë thirrje që koha shtesë të mos jetë në dorë të arbitrave pas humbjes së skuadrës së tij nga Aston Villa në Old Trafford.
Një fol në pjesën e parë nga Gabriel Agbonlahor ishte i mjaftueshëm për të siguruar fitoren për njerëzit e Martin O’Neill, por duke folur për ESPN pas ndeshjes, Ferguson ishte i ofenduar nga koha shtesë e dhënë në fund të takimit.
“ Të jem i sinqertë me ju, gjithçka na dërgon në një pikë – koha shtesë duhet të largohet nga duart e referëve. Këtë dua ta them.”
“ Ishin dy ndërprerje me nga 2 minuta e 20 sekonda dhe pesë zëvëndësime dhe ai dha në fund vetëm 3 minuta lojë shtesë.”
“ Mendoj se pjesën e dytë merituam diçka. Pjesën e parë mendova se Villa luajti më mirë edhe pse kishte raste në të dyja anët. Mendoj se ishte ndeshje tejet, tejet e hapur në pjesën e parë.”
“ Mendoj se ata vetëm ishin hija e tyre në pjesën e parë, pasi që dëshironin golin, dhe mendoj se e merituan.”
“ Në pjesën e dytë i shkelëm, dhe patëm shumë raste, por nuk mundëm ti realizonim.”
“ Ata punuan shumë dhe duhet të lavdohen, të gjithë prej tyre një nga një.”
“ Ishte një sfidë tepër e fortë për ata.”
“ Premier Liga nuk është e lehtë. Nëse fillojmë janarin afër liderit atëherë ne kemi shanca të mëdha për titull.” Përfundoi Ferguson.