20 dhjetor 2009

Ferrara : Këto rezultate nuk janë të mira

Strategu i Biankonerëve ka thënë se klubi i tij po bie edhe më tepër në krizë sidomos pas humbjes së sotme.

Katania sot ja shkaktoi Juventusit humbjen e pestë në gjashtë ndeshjet e fundit, dhe strategu i Juventus Ciro Ferrara duket pesimist për të ardhmen e tij.

“Rezultatet nuk janë të mira për një klub siç është Juventus, “ deklaroi Ferrara për SkySport.

“Duke i analizuar humbjet e fundit Ferrara ka thënë se ata kanë mundur të nxjerin rezultate më të mira. “

“Unë mendoj se në fillim kemi luajtur shumë mire, por më pas ne ishim të pafatë në disa ndeshje. “

Trajneri ishte gjykuar për mungesen e besimit ndaj Felipe Melo, pasi braziliani edhe një herë ishte zëvendësuar.