20 dhjetor 2009

Chelsea merr një pikë të artë nga Upton Park

Chelsea ka barazuar 1-1 me West Hamin në Upton Park në një ndeshje tejet të vështirë për blutë e Londrës.
Chelsea morri iniciativën në fillim të takimit. Gjithçka vajti mirë derisa akordohet penalti dhe Diamanti shënon nga pika e bardhë për 1-0.
Frank Lampard në minutën e 61 shënon pas tre tentimeve nga pika e bardhë, 1-1.
Në vazhdim ndeshja ishte tepër e nxehtë, me raste herë në njërën anë e herë në anën tjetër.
Chelsea duhet të jetë shumë e kënaqur me këtë pikë pasi që ka mundur të dal duarzbrazur nga Upton Park.
Chelsea tani rrit në katër pikë diferencën me Manchester United në pozitën e dytë.