20 dhjetor 2009

Blanc: Kemi besim te Ferrara

Përkundër zhgënjimit në kampin Juventin pas humbjes ndaj Catanias sot pasdite, zonja e vjetër edhe një herë ka treguar besim te trajneri më i keq i sezonit Ciro Ferrara.

“ Kemi besim te Ciro Ferrara dhe stafi i tij. Ne duhet të analizojmë se çfarë është duke shkuar keq.”

“ Pushimi dimëror po vjen në kohën e duhur, shpresojmë i ndryshojmë gjërat pozitivisht.”

“ Unë plotësisht i kuptoj tifozët të cilët nuk janë të kënaqur. Juventusi është klub që duhet ta ketë lojën më të mirë dhe unë premtoj se ne do të bëjmë çdo gjë për të spastruar këtë situatë.”

“ Nuk do të investoj në tregun e transferimeve. Ne kemi skuadër mjaft të fortë edhe pse rezultatet e thonë të kundërtën. Tani duhet të punojmë shumë për të nxjerrur më të mirën nga lojtarët tonë.” Përfundoi Blanc.


- O BLANC ti dhe ai kolega yt SECCO nuk jeni kerka, po te nderuar BIANKONER BLANKUT dhe SECOS po i duken te mire futbollistet se TIAGO, i cili bene penalltia kur ti teket atina, apo edhe Legrotaglie, Polsena te cilet i paguan me miljona e nuk treguan ashje - Neve tifozeve na tranojn me keto deklarata katastrofale te ketyre dy njerzve shyqyr bile njeri prej tyre e shikoj se sa eshte sahati dhe u largua me heret, kurse BLANC e SECCO pas kampionatit botror kishte me qene me mire te Largohet, po ti kishte MOGGI paret qi ikan keta sot JUVEN do ta kishim ne majen e fudbollit europian.. Neve nuk na kane fajet Trejneret po njerz te opergjeqshem si SECCO qe qohet e sjell transferime katastrofale..

Te kemi durim deri ne QERSHOR, pas perfundimit te kampionatit kur te vije LIPPO si drejtor Sportiv kurse XHON ELKAN si Kryetar e per trejner edhe me BILBIL SOKOLIN juve do te kete suksese...