22 dhjetor 2009

Ferguson: Nuk do të transferojmë

Sir Alex Ferguson mendon se klubi i tij nuk ka nevojë për përforcime në merkaton dimërore.
Manchester United verën e kaluar ka shitur disa nga yjet e skuadrës ku vlen të përmendet lojtari më i mirë në botë portugezi Cristiano Ronaldo, pavarësisht kësaj menaxheri i United Sir Alex Ferguson i ka paralajmëruar tifozët se klubi nuk do të bëj ndonjë transferim gjatë janarit.
“Ne nuk jemi duke kërkuar ndonjë lojtar, “ tha Ferguson për the Times.
“Ne shpresojmë se Wes Brown do të kthehet për një javë apo dhjetë ditë, Rio Ferdinand është duke u shëruar dhe Rafael Da Silva ka filluar trajnimin. “
Rio Ferdinand dhe Nemanja Vidic munguan në ndeshjen e kaluar ku Manchester United humbi kundër Fulham 3-0, dhe Ferguson ka qenë i detyruar ta zbresë në fushë Darren Fletcher, Michael Carrick dhe mbrojtësin pak të njohur Richie De Laet.
Pavarësisht këtij deklarimi Ferguson ka qenë i interesuar për mesfushorin e Barcelonës Yaya Toure, kapitenin e CSKA Moskes Igor Akinfeev dhe sulmuesin e Wolfsburg Edin Dzeko.