22 dhjetor 2009

Messi mbret i futbollit

Lionel Messi është fitues i çmimit futbollisti më i mirë në botë për vitin 2009 nga FIFA.

Messi ishte i pakonkurencë në një mbrëmje gala të mbajtur në Zurich të Zvicrës. Ai kishte rival kryesor Cristiano Ronaldon, Xavin, Kakan, dhe Iniestën, të cilët ishin të paafrushëm ndaj Messit.
Ky çmim u nda pasi Pedro Pinto moderatori i njohur sportiv i intervistoi të pesë të nominuarit, dhe padyshim se nuk kishte ndonjë befasi.

Nga të gjitha votat nga kapitenët dhe trajnerët e kombëtareve të femrave dhe meshkujve, Messi fitoi 1073 vota, Ronaldo 352 vota, Xavi 196 vota, Kaka 190 vota dhe Iniesta 134 vota.

Mess u shpreh i emocionuar:

“ Unë do të jem gjithnjë i njëjtë. Do të luaj gjithmonë kështu. “

“ Nuk jam mbret i botës, nuk besoj në këto gjëra.”

Messi bëhet argjentinasi i parë që e fiton këtë çmim që pas fillimit të dhënies së këtij titulli më 1991.

Përpos këtij çmimi për futbollistin më të mirë në konkurecnën e meshkujve, një çmim i tillë u nda dhe për femrat.

Marta, futbollistja braziliane ishte fituese e këtij çmimi.

Poashtu u shpall dhe FIFPro 11-shja e botës e cila përbëhet nga :

Cassilas

Dani Alves – Terry – Vidic – Evra

Xavi – Gerrard – Iniesta

Ronaldo – Torres – Messi

Për këtë çmim votuan më se 50 mijë profesionistë nga mbarë bota.

Poashtu u nda dhe çmimi për herë të parë në histori të këtyre shpërblimeve.

Çmimi Ferenc Puskas për golin më të mirë të vitit ju nda Cristiano Ronaldos për golin e shënuar me Manchester United sezonin e kaluar ndaj Portos në Champions League.