22 dhjetor 2009

Guardiola: Kemi tetë ose nëntë ditë pushim

Pas gjashtë titujve te fituar, Guardiola, më në fund i ka dhënë pak pushim dhe relaksim lojtarëve te tij.
Pas arritjes në Kuvajt për ndeshjen miqësore me Kazama Sporting Klub Pep Guardiola tha se Katalunasit kanë tetë apo nëntë ditë për ta gëzuar titullin e fundit në një varg prej gjashtë titujsh rresht.
“Gjatë vitit, ne kemi patur shumë pak kohë për ti shijuar gjërat e mira apo të këqija sepse çdo tre ditë kemi patur një ndeshje.
Traineri,sidoqoftë,ua tërhoqi vërejtjen lojtarëve duke u thënë:”pas 29 dhjetorit ne do të vazhdojmë me stërvitjet.
Së fundi Guardiola vlerësoi ekipin e tij dhe rrugën e gjatë që bëri për të arritur këtë sukses,”titujt që kemi fituar janë fryt i talentit,punës dhe përpjekjeve të të gjithë lojtarëve”,shtoi ai.