12 dhjetor 2009

Ancelotti i kënaqur me lojën por jo me rezultatin

Një Carlo Ancelotti i pabrengosur ishte i kënaqur me paraqitjen e sotme të Chelseat kundër Evertonit, por ishte i pakënaqur me rezultatin përfundimtar.
“ Jam i kënaqur sepse Chelsea luajti mirë për 90 minuta por nuk jam i kënaqur me rezultatin, ne nuk fituam.”
“ Kur luani si luajti Chelsea sot atëherë meritoni fitoren. Ne nuk fituam, bëmë gabime në ndërprerjet dhe nëse më duhet të shikoj ekipin, ne luajtëm mirë për 90 minuta.”
“ Ne krijuam mjaft raste shënimi dhe ishim të pafat sot.”
“ Ne nuk i menaxhuam mirë ndërprerjet.”
“ Ne ishim të ngjitur për golin tonë dhe duhej të ishim pak më përpara.”
“ Tani duhet të punojmë në ndërprerjet dhe të përmirësohemi.”
Barazimi thotë se Chelsea është në pozitën e parë në tabelë me tri pikë më shumë se Manchester United që dështoi të barazoj pikë me blutë e Londrës.