02 dhjetor 2009

Man.Utd kërkon portierin e Schalkes Manuel Neuer

Portieri i shumë vlerësuar i Schalke 04 Manuel Neuer është lidhur me kampionin aktual të Premier Ligës Manchester United dhe agjenti i lojtarit e konfirmon interesimin e United.
“ Unë i kam lexuar raportet për Manuel dhe një transferim të mundshëm në Manchester. Mund të konfirmoj që United interesohet per të.”
Menagjeri i Manchester United Sir Alex Ferguson është duke e kërkuar pasuesin e Van Der Saarit në moshë i cili pritet që verën e ardhshme ta lë futbollin, dhe kandidati kryesor për pozitën e tij në Old Trafford është Manuel Neuer.
Schalke po ka probleme të mëdha financiare, dhe pritet që në Janar ose në verën e vitit të ardhshëm ti shes yjet e saja.
Muaj më parë ishte thënë se Schalke ja kishte vënë Neuerit një klauzole prej 25 milion eurosh, por një ofertë rreth 15 milion euro do të jetë e mjaftueshme për ti lëkundur gjermanët.