04 dhjetor 2009

Fansat e realit të pakënaqur me ekipin

Fansat e Realit të Madridit janë të pakënaqur me ekipin aktual të klubit mbretëror.
Pavarësisht harxhimeve të mëdha të verës për të sjellë yje si Kaka, Cristiano Ronaldo, Karim Benzema e Xabi Alonso, fansat e Realit mendojnë se klubi megjithatë ka nevojë të blejë në janar.Një mbrojtës i ri anësor është kërkesa më e madhe e fansave, sipas një sondazhi të realizuar nga Marca. Rreth 85% të përkrahësve të klubit mbretëror kërkojnë nënshkrime të reja në afatin kalimtar dimëror./