04 dhjetor 2009

Ferguson: Ronaldo nënshkrimi më i mirë i dekadës për United

Menaxheri i Manchester United, Sir Alex Ferguson, e sheh Cristiano Ronaldon si nënshkrimin më të mirë të dekadës.
The Sun shkruan se Ferguson e ka lavdëruar anësorin e Real Madridit, Ronaldo, duke e ‘etiketuar’ atë si nënshkrimin më të rëndësishëm të dekadës së kaluar. Menaxheri ka reflektuar mendimin e tij i bazuar vetën në 10 vitet e fundit të punës së tij në klub.“Ronaldo ishte fantastik. Thjesht një lojtar i jashtëzakonshëm. Të gjithë lojtarët e mirë është vështirë për t’u zëvendësuar”, ka thënë Ferguson