04 dhjetor 2009

Barcelona përcjell të riun francez Traore

Anësori i kampionit të Francës, Bordeaux, Abdou Traore, është caku i ri i kampionit të Evropës, Barcelonës.
21-vjeçari shkëlqeu në sezonin e kaluar nën urdhrat e trajnerit Laurent Blanc dhe tërhoqi vëmendjen e disa klubeve, mes tjerash edhe Barcelonës.Megjithatë, Traore është nën hije këtë sezon dhe ende nuk ka filluar të tregojë veten. Kjo situatë është duke u përcjellë nga drejtori sportiv i Barcelonës, Txiki Begiristain, që do të përpiqet të sjellë atë në Nou Camp