24 dhjetor 2009

Eksod në Premierligë, 31 lojtarë në Kupën e Afrikës

Premierliga do t’i vuajë pasojat e Afrikës. Kampionati anglez në fakt është kampionati që do të pësojë më së shumti në janar, kur do t’i humbasë disa futbollistë të rëndësishëm për shkak se ata do të jenë të angazhuar në Kupën e Afrikës 2010.
E përditshmja angleze Daily Telegraph është marrë me disa statistika sa u përket klubeve angleze që do të pësojnë më së shumti nga ky eksod. Për një muaj, Premierliga nuk do të mund të llogaritë në 31 xhevahiret e saj.
Por, befasisht, ekipi më i goditur do të jetë Portsmouth, të cilit do t’i ikin plot gjashtë futbollistë të përbërjes së parë. Nuk do të jetë më mirë aspak as Chelsea i Carlo Ancelottit, të cilës skuadër do t’i shtegtojnë Michael Essien, Didier Drogba, Salomon Kalou e John Mikel Obi.
Sa i përket kampionit Manchester United, asnjë futbollist nuk do të largohet. Kjo mund të jetë një përparësi për ta fituar titullin e kampionit sërish?

Lista e futbollistëve që do të jenë të angazhuar në Kupën e Afrikës:

6: Portsmouth (Kevin-Prince Boateng, Nadir Belhadj, Hassan Yebda, John Utaka, Nwankwo Kanu, Aruna Dindane);
4: Chelsea (Michael Essien, Didier Drogba, Salomon Kalou, John Mikel Obi);
3: Manchester City (Kolo Toure, Emmanuel Adebayor, Kelvin Etuhu);
3: Hull City (Kamel Ghilas, Daniel Cousin, Seyi Olofinjana);
2: Arsenal (Alex Song, Emmanuel Eboue),
2: Tottenham (Sebastien Bassong, Benoit Assou-Ekotto),
2: Everton (Joseph Yobo, Ayegbeni Yakubu),
2: Fulham (John Pantsil, Dickson Etuhu),
2: Sunderland (John Mensahtoke, Mamady Sidibe)
1: Aston Villa (Moustapha Salifou),
1: Bolton (Danny Shittu),
1: Burnley (Andre Bikey),
1: Wigan (Richard Kingson),
1: Wolves (George Elokobi)
0: Manchester United, Liverpool, West Ham, Birmingham e Blackburn.