22 dhjetor 2009

Edhe Liverpool pas Tonit

Liverpooli është skuadra e fundit që ka shprehur interesim për shërbimet e sulmuesit në largim të Bayern Munichut, Luca Toni.
Sulmuesi italian dhe klubi gjerman janë të një mendimi: për largimin e tij nga gjiganti bavarez, ndërsa sipas The Sun edhe Redsat kanë hyrë në garë për të siguruar shërbimet e 32-vjeçarit.
Skuadrat tjera të cilat interesohen për ish-sulmuesin e Fiorentinas, janë Roma, Dynamo Kievi, Interi dhe Benfica. /