22 dhjetor 2009

Ancelotti: Baresi + Maldini = Terry

Trajneri i Chelseat, Carlo Ancelotti, i ka dhënë komplimente të mëdha kapitenit John Terry duke e krahasuar atë me dy legjendat e Milanit, Franco Baresi dhe Paolo Maldini.
Ish-trajneri i Milanit mendon se mbrojtësi anglez ka disa nga karakteristikat themelore të, padyshim, dy nga mbrojtësit më të mirë në historinë e futbollit.
“Terry është sikurse Franco Baresi dhe Paolo Maldini në personalitet, karakter dhe udhëheqësi. Jam shumë i lumtur që kam këtë lojtar si kapiten”, është cituar Ancelotti nga The London Evening Standard.