22 dhjetor 2009

Dida pranë rinovimit me Milanin

Milani dëshiron ta mbajë në skuadër portierin veteran, Nelson Dida, pasi që drejtuesit janë të kënaqur me paraqitjet e tija këtë sezon.
Kontrata aktuale e brazilianit skadon në qershorin e ardhshëm, ndërsa kuqezinjtë janë të mendimit që t’ia vazhdojnë kontratën edhe për një vit shtesë.
Gjatë karrierës së tij, Dida vazhdimisht është kritikuar për lëshime ‘të pakuptueshme’, mirëpo ai ka ditur të jetë i rëndësishëm në momente të caktuara për Milanin dhe të njëjtën gjë e ka bërë edhe këtë sezon.