26 dhjetor 2009

Edhe Birminghami ndal Chelsean

Pas barazimit ndaj West Ham United një javë më parë, Chelsea ka barazuar sërish, këtë radhë përballë Birmingham Cityt.
Takimi i zhvilluar të shtunën në stadiumin “St. Andrews Ground” përfundoi me rezultat të barabartë 0-0.
Chelsea do të qëndrojë në krye të tabelës, edhe nëse përcjellësi i parë, Manchester United shënon fitore të dielën kundër Hull Cityt, megjithatë ky barazim është një lajm i mirë për Djajtë e Kuq dhe Arsenalin pasi që mund t’i afrohen kreut në garën për titull. /