26 dhjetor 2009

Barazon Sunderlandi

Skuadra ku aktivizohet Lorik Cana, Sunderland, nuk ka nxjerrë më shumë se një pikë në ndeshjen e zhvilluar të shtunën në Stadium of Light, duke barazuar kundër Evertonit me rezultat 1-1.
Vendasit krijuan të parët avantazh, pas një aksioni të Kenwyne Jones dhe Darren Bent, me ç’rast ky i fundit me kokë e mposhti parterin mysafir (17’).
Megjithatë, Sunderlandi dështoi ta ruante epërsinë, pasi që pesë minuta pa përfunduar koha e rregullt e ndeshjes, Marouane Fellaini barazoi rezultatin.