05 dhjetor 2009

Del Piero i jep një “shkundje” skuadrës

Aleks Del Piero kërkon të marrë pas “shpine” Juventusin dhe përpiqet të shkundë mjedisin bardhezi në prag të ndeshjes së sotme në mbrëmje kundër Interit. Kapiteni bardhezi shpjegon: “Kemi punuar shumë për të zgjidhur problemet tona. Me Interin do të shikoni një tjetër Juve në krahasim me Kaljarin, - vazhdon Del Piero. - Duhet të përqendrohemi te vetja jonë, të flasim për Juven dhe para së gjithash ta përmirësojmë këtë skuadër. Falë Zotit që sot do të luajmë me Interin, sepse ndeshje të tilla të ndihmojnë të kalosh krizën. Kjo supersfidë do t’i motivojë të gjithë”. Edhe nipi i Anjelit dhe zëvendëspresident i “Fiat”-it, Xhoan Elkan i dërgon mesazhin e tij skuadrës: “Nuk duhet të gabojmë”.