05 dhjetor 2009

Kielini dhe Bufon, dëshirë për revansh

Sfida e sotme Juventus-Inter është më e rëndësishmja e kësaj jave në Itali dhe bardhezinjtë e Ferrarës kanë qenë protagonistë në deklaratat e tyre, duke parë që zikaltrit janë në heshtje shtypi të urdhëruar nga Mourinjo. Mbrojtësi Kielini thotë: “Kemi dëshirë për revansh, jemi një grup i veçantë, ne dhe Ferrara jemi të bashkuar. Do të sulmojmë, por me logjikë. Nëse fitojmë nesër (sot) do të rimarrim kurajo, duke riekuilibruar kampionatin”. Ndërsa portieri Xhixhi Bufon komenton: “Nuk mjafton të fitojmë vetëm me fjalë. Për momentin Interi është më i fortë se ne. Fatin duhet ta ndërtojmë vetë. Melo? Nëse të vlerësojnë shumë, paguan po shumë… Gjithçka nga ajo që bën është normale”.