05 dhjetor 2009

Lajme per Futbollistet Shqiptare

Berisha pak minuta në humbje

Besart Berisha, futbollistë i shkathët ka luajtur nga minuta e 86-të në humbjen minimale (2:3) që ka pësuar skuadra e Arminia e Bielefeldit si mysafirë nga skuadra Fortuna Düsseldorfit. Berisha për vetëm katër minuta sa ka pasur mundësi të dëshmoi vlerat e tija në fushë nuk ka mundur edhe të bëjë më shumë që t'i ndihmojë Arminisë që kërkon rikthimin në elitën e futbollit gjerman. Futbollisti Berisha është optimist se në ndeshjet e ardhshme do të ketë minutash më shumë sesa që iu është dhënë deri më tash nga kryetrajneri. Arminia zë vendin e tretë me 28 pikë, ndërsa Fortuna radhitet i katërti me 27 pikë. Kjo ndeshje ka qenë edhe si derbi i kësaj jave në ligën e dytë gjermane.

Kurtishi shënoi në çastet e duhura

Skuadra e W. Neustadtit ka shënuar fitore të madhe si udhëtues me rezultat 3:1 kundër Mattersburgut të njohur, në javën e 18-të të Kampionatit të Austrisë në futboll. Mensur Kurtishi ka shënuar në çastet më të duhura gol për W. Neustadtit pikërisht në minutën e 75-të, kur e ka kthyer rezultatin në 1:2 dhe pas dy minutave Maliq shënoi edhe për 1:3. Këto janë pikë të mëdha në luftë për sigurimin e ekzistencës në elitën austriake. Kurtishi luajti 19 minuta apo nga minuta e 71-të është aktivizuar në vend të Vianës. Inkuadrimi i tij i ka dhënë gjallëri lojës së skuadrës së tij që arriti triumf të plotë. Me Kurtishin së bashku ka luajtur edhe futbollisti nga Shqipëria, Ronald Gërçaliu, i cili për 90 minuta ka dëshmuar shpirt luftaraku. W. Neustadtit radhitet në vendin e shtatë me 21 pikë, ndërsa Mattersburgu është një pozitë më lartë përkatësisht i gjashti me 22 pikë.

S’do të dorëzohemi

“Imperativ e kemi të jemi në gjashtë vendet e para dhe assesi të biem më poshtë në renditjen e tabelës”, tha Jusuf Tortoshi, kryetrajner i Flamurtarit.
Shumë kush e quan edhe befasi, dikush mendon se kanë qenë edhe rezultate të pritura te skuadrës së futbollit Flamurtari i Prishtinës që ka arritur në stinorin vjeshtor në Raiffeisen Superligën e Kosovës. Futbollistët e Flamurtarit megjithëse shumica prej tyre në moshë të re, dëshmuan angazhim dhe lojëra të mira. Kuqezinjtë renditën në vendin e tretë me 27 pikë, duke mbetur pesë pikë larg liderit të tabelës, Trepçës nga Mitrovica. Afërsia në pikë që kanë me liderin e tabelës, nuk e bënë edhe aq bindës kryetrajnerin Jusuf Tortoshin që në pranverë të luftojë për titullin e kampionit. Tortoshi është i rezervuar sa i përket synimeve, por në njërën anë ka thënë se nëse iu jepet rasti do të kërkojnë edhe titullin. Ai suksesin e arritur në vjeshtë nuk e llogaritë edhe si befasi e dorës së parë sepse sipas tij, loja që dëshmuan në fushë janë edhe rezultatet meritore. “Nuk është edhe aq befasi sepse edhe më herët kam thënë se loja kolektive ka qenë çelësi kryesor i këtyre rezultateve. Synimi jonë është që edhe në pranverë me u mundua më vazhduar me lojëra të mira dhe rezultate sikurse në vjeshtë. Imperativ i yni është të mos biem më poshtë se gjashtë vendet e para, por të jemi mbi gjashtë pozitat e para”, tha Tortoshi. Flamurtari gjendet në pozitë të mirë sa i përket renditjes në tabelë dhe i premton që në stinorin pranveror me pak përforcime të jenë edhe kandidatë në luftë për titullin e kampionit. “Në njërën anë mund të them se nuk kemi kapacitet për titullin e kampionit, por s’do thotë se do të dorëzohemi. Nuk do të dorëzohemi deri në fund do të luftojmë me kapacitetin që kemi dhe të bëjmë më të mirën. Nëse arrijmë të përforcohemi shpresat do të jenë të mëdha të luftojmë për titullin e kampionit”, tha Tortoshi. Flamurtari është në bisedime me disa futbollistë, ndër ta me Alban Gucin, një futbollistë më përvojë që ka luajtur në vjeshtë për Lirinë e Prizrenit, pastaj janë në negociata edhe me Ismet Ramushin, një sulmues i spikatur. “Nuk është edhe gjithaq lehtë me bë përforcime sepse klubet nuk po japin edhe pëlqimin për futbollistët që i kërkojmë. Jemi negociata me Gucin, por s’ka asgjë përfundimtare sikurse edhe me Ismet Ramushin. Natyrisht se gjatë vjeshtës kemi pasur mungesë në vijën e sulmit dhe këtë repart gjithsesi na duhet një sulmues i spikatur. Nëse i realizojmë të gjitha përforcimet që i ka në plan kryesia, mund të ndodh që të luftojmë për kreun e tabelës”, tha Tortoshi. Faton Zejnullahu, futbollist më përvojë dhe ndër më të mirët e Flamurtarit ka kohë që bisedon me Prishtinën. “Zejnullahu nuk do ta pengojmë nëse dëshiron më shkua në KF Prishtina. Le ta provon fatin e vet, por parasegjithash do të diskutojë me kryesinë dhe aty vendoset se çka më tutje”, theksoi Tortoshi. Flamurtari të hënën (7 dhjetor) ka edhe stërvitjet e fundit për këtë vit dhe shkojnë në pushimin dimëror. “Të hënën e zhvillojmë stërvitjen e fundit për këtë vit, por kur i nisemi ato varet se kur do të fillojë stinori pranveror i garave në futboll”, tha Tortoshi.

Kuçi shënon në debaklin e Koblenzit

Shefki Kuçi, Shqipëron Skeraj e Ervin Skela luajtën titullarë në skuadrën e Koblenzit, që pësoi debakël para shikuesve të vet me rezultat 1:5 nga skuadra e St. Paulit, në ndeshjen e javës së 15-të të Ligës së Dytë të Gjermanisë në futboll. Golin e nderit për Koblenzin e ka shënuar Njazi Kuçi pikërisht në minutën e 87-të, i cili ishte inkuadruar në lojën në minutën e 78-të në vend të futbollisti Rahn. Edhe Almir Murati është futur në lojë në minutën e 78-të, duke e ndërruar Ervin Skelën. Koblenzi zë vendin e 16-të me 12 pikë, ndërsa St. Pauli renditet i dyti me 35 pikë të fituara.

Curri e Ramaj i ofrohen vendit të parë

Futbollistët shqiptarë, Skerdilajd Curri e Alban Ramaj me skuadrën e AUE-së shënuan fitore domethënëse 2:1 kundër skuadrës së Werderit II nga Bremeni, në javën e 19-të të ligës së tretë gjermane. Curri luajti 86 minuta, më pas është zëvendësuar nga futbollisti Muller, ndërsa njëri prej shënuesve më të spikatur të kësaj skuadre, Ramaj është paraqitur në fushë në minutën e 72-të, duke e zëvendësuar futbollistin Braham. Te dy futbollistët shqiptarë patën lojë të mirë dhe trepikëshi i ri i rendit në vendin e katërt me 31 pikë, ndërsa i pari është Ingolstadt me vetëm 33 pikë.

Nurnbergu i Bunjakut pësoi humbje të lartë

Skuadra e Dortmundit ka mbizotëruar tërë lojën në përballje me Nurnbergun, duke i shkaktuar humbje me rezultat 4:0, në javën e 15-të të Kampionatit të Gjermanisë në futboll. Dortmund nuk e kishte pritur një fitore të lartë, por loja e mirë në përgjithësi dha edhe frytet e veta. Albert Bunjaku që luan edhe në kombëtaren e Zvicrës, me skuadrën e tij, Nurnbergun nuk e kishin ditën e vet dhe pësuan humbje me shifra të larta që realisht nuk ishte pritur. Golat e fitores për Dortmundin i shënuan futbollistët Großkreutz (8’), Barrios (13’), Zidan (16’) e Hummels (62’). Bunjaku luajti 90 minuta në këtë sfidë shumë të vështirë dhe pësuan humbje shumë të rëndë. Skuadra e Hamburgerit SV befasisht luajti baras në fushë të veten me rezultat 0:0 me Hoffenheimin. Kampioni në fuqi, Wolfsburg sërish luajti baras (2:2) para adhuruesve të vet, kësaj here me Freiburgun. Për kampionin shënuan Bastians (27’) e Johnson (81’) dhe për Freiburgun realizuan Idrissou (19’) e Banovic (51‘). Ndeshja Hannover 96 - Leverkusen përfundoi me rezultat të bardhë 0:0 dhe Leverkuseni mbetëm me 31 pikë lider i tabelës.

Beson në Bochum

Pas rezultateve negative në Bundesligë, skuadra e Bochumit - ku luan edhe mbrojtësi kosovar Mërgim Mavraj - ka filluar ta marrë vetën. Kosovari me pasaportë gjermane beson se skuadra e tij është në rrugë të mirë ta sigurojë ekzistencën në elitën e futbollit gjerman.
“Në luftën për ekzistencë nuk është me rëndësi të luani mirë, por të fitoni. Pas fitores ndaj Hamburgut do të ishte mire që ta mposhtim edhe Kolnin, por edhe katër pikë nga këto dy takimi nuk ishte keq. Ne jemi në rrugë të mirë që ta sigurojmë ekzistencën”, ka thënë Mavraj në një intervistë dhënë ueb faqes zyrtare të klubit (www.vfl-bochum.de).
Bochum të shtunë do të jetë mysafir i Stuttgartit, që po përjeton një krizë të rezultateve. Ata zënë vendin e 17-të me vetëm 11 pikë të tubuara, një më pak se Bochum, që zë vendin e 16-të.
“Nuk duhet t’i nënçmojmë. Nuk duhet t’i lejojmë vetes të bëjmë gabime, Nëse luajmë si te Koln, duhet mund ta mposhtim cilin do ekip”, theksoi Mavraj i cili thotë se duhet ta shfrytëzojmë këtë moment të vetëbesimit.

Hoxha zgjedh Hysin

Yll Hoxha ka vendosur që karrierën ta vazhdojë te Hysi, me gjithë ofertat nga klubet e huaja. Ish mesfushori i ekipit finlandez, TUS Turko, do t’i mbrojë ngjyrat e ekipit llapjan për dy vitet e ardhshme. Hoxha është i lumtur me kalimin e tij te Hysi, me të cilin klub synon titullin e kampionit.
Yll Hoxha, i cili së fundmi ka luajtur në Finlandë me TPS Turko, të premten ka arritur marrëveshje me klubin llapjan Hysi. Ish mesfushori i FC Prishtinës ka vendosur që për dy vitet e ardhshme t’i mbrojë ngjyrat e skuadrës nga Merdarja.
Drejtori sportiv i Hysit, Arbnor Morina, ka thënë se, sipas marrëveshjes së ndërsjellë, Hysi do ta lirojë Hoxhën nga kontrata para kohe, në çoftë se në adresë të mesfushorit vjen ndonjë ofertë nga ndonjë klub europian.
“Ne arritëm marrëveshje me Yll Hoxhën. Kemi arritur marrëveshje dyvjeçare me këtë lojtar kualitativ. Po ashtu jemi marrë vesh që Ylli mund të lirohet nga klubi, edhe nëse ka kontratë, nëse merr oferta nga klubet europiane. Më vjen mirë që Ylli, si një lojtar i edukuar dhe i kulturuar, tani do të jetë shok i lojtarëve të tjerë të Hysit, të cilët po ashtu janë të edukuar dhe kulturuar”, deklaroi Morina për GJ.
Në anën tjetër, Hoxha tregoi se me dëshirë e ka pranuar ofertën e Hysit, sepse ajo është shumë e pëlqyeshme për të.
“Kam pas edhe oferta prej klubeve tjera jashtë Kosovës. Ndërsa në bisedime isha deri më tani edhe me Trepçën. Po ashtu edhe Prishtina ka shprehur interesim, që unë të kthehem. Por, unë e pranova ofertën e Hysit, sepse ajo ishte shumë, shumë më e mirë sesa të gjitha ofertat e tjera. Jam shumë i kënaqur me kushtet të cilat m’i ka ofruar Hysi”, tha Hoxha për GJ.
Ai tani shpreson që me klubin e tij të ri ta fitojë titullin e kampionit. “Unë do ta jap maksimumin nga vetja ime për klubin tim të ri. Jam i bindur se do të shpallemi kampion. Unë e di që Hysi ka kualitet për t’u shpallur kampion, prandaj edhe kam shkuar aty”, theksoi ai.
Hoxha është përforcimi i parë zyrtar i Hysit në këtë pushim dimëror. Kjo skuadër tashmë veç ka arritur marrëveshje me dyshen e Vëllaznimit, Fisnik Papuqi e Drilon Dragusha, të cilët ekipi llapjan shumë shpejt pritet t’i regjistrojë edhe në Federatën e Futbollit të Kosovës (FFK).
“Ne kemi arritur marrëveshje me Papuqin e Dragushën. Tani këta dy lojtarë presin vetëm dritën jeshile nga komisioni i FFK-së”, tha Arbnor Morina.
Ai tregoi se klubi i tij është në bisedime edhe me dy lojtarë të tjerë nga Maqedonia dhe pos tyre ka paralajmëruar se klubi do të përforcohet edhe me futbollistë të tjerë deri në fund të fatit kalimtar dimëror.