13 dhjetor 2009

Debat – Rezultatet befasuese, të rastësishme apo të ndikuara nga Bastoret ?

Keni luajtur bastore këtë javë ? Ju garantojmë që këni dalur të humbur…
Kjo fundjavë në futbollin europian do të mbahet gjatë në mend, e sidomos për bastexhinjtë.
Rezultatet e kësaj jave ishin sensacionle, secila më befasuese se tjetra, secila më fantastike se tjetra, apo…secila më shkatëruese se tjetra…
Futbolli sot zhvillohet në suazat e investimit në lojtarë të mëdhenjë duke shëndruar super ekipe. Por po ndalemi këtu.
Ju i besoni ndonjë ekipi që nuk ka lojtarë të mëdhenj apo ndonjë klubi të vogël ? Përgjigja tashmë dihet…
E Premte
Të premtën u zhvillua ndeshja e parë e javës së 16-të në BundesLigë. Hertha Berlin vs Bayer Leverkusen. Ndeshja mbaroi baraz 2-2, gjë që doli të jetë mjaft kontraverse pasi që Leverkusen është lider kurse Hertha në pozitën e fundit. Deri në këtë moment gjithçka ishte në rregull.
E Shtunë
Të shtunën u arrit kulminacioni i habisë dhe i çmendurisë futbollistike.
Premier Liga angleze njihet që moti për rezultatet befasuese por ato të kësaj fundjave i kalojnë kufijtë.
Boltoni në pozitën e 19 ishte tre herë në avantazh ndaj Manchester Cityt super të përforcuar në pozitën e gjashtë. Rastësi apo…?
Tottenhami pësoi në mënyrën më të keqe të mundshme në shtëpi 1-0 nga Wolverhampton Wanderers në fund të tabelës. Tottenham është në pozitën e pestë. Rastësi apo…?
Chelsea në top formë, barazoi në shtëpi me Evertonin 3-3 në një takim tejet interesant. Ju kujtojmë, Chelsea është në pozitën e parë, kurse Evertoni në formë të dobët në pozitën e 15-të. Rastësi apo…?
Manchester United është pritur që të barazoj pikët me Chelsean, por u mposht në Old Trafford ( gjë që ndodh rallë ) nga Aston Villa. Villa Është në pozitën e katërt por, United është në pozitën e dytë, dhe në Old Trafford as superfuqitë e La Ligas dhe Series A nuk e mposhtnin. Rastësi apo…?
Zhvendosemi në Serie A. Juventusi në pozitën e tretë pësoi nga Bari në transfertë 3-1. Bari ka mbrojtjen më të mirë në Europë kurse Juventusi është në formë jot ë mirë. Rastësi apo…?
Po të shtunën ishin zhvilluar dhe ndeshjet e La Ligës të cilët nuk përfunduan me befasi.
E Dielë
Të gjithë bastexhinjtë luajtën përsëri bastore me shpresë se mos ndoshta sot do të fitojnë favoritët.
Milani u takua me Palermon sot në San Siro, ndeshje që për shumë analistë botëror të futbollit ishte e përfunuar para se të fillonte. Milani është në pozitën e dytë, dhe në top formë, Palermo në pozitën e 13 në formë jo të mirë. Ndeshja mbaroi me fitore të Palermos 2-0. Rastësi apo…?
Interi i shkoi Atalantës në Bergamo. Interi lider pritej që të shënonte fitore bindëse pas fitores ndaj Rubin Kazanit në mesjavë. Interi është në pozitën e parë, Atalanta në pozitën e 18-të. Ndeshja mbaroi me barazim 1-1. Rastësi apo…?
Chievo u takua me Fiorentinën në Verona. Chievo është në pozitën e shtatë me pikë të njëjta me Fiorentinën në pozitën e tetë. Por, Fiorentina është në Ligën e Kampionëve. Ndeshja mbaroi me fitoren e Chievos 2-1. Rastësi apo…?
Derbi Europian i kësaj jave u zhvillua në Premier League, ndërmjet Liverpoolit dhe Arsenalit në Anfield Road. Ndeshja përfundoi me rezultat 2-1 në të mirë të Arsenalit. Ku qëndron esenca këtu? Esenca këtu qëndron në atë se në pjesën e parë Liverpooli avansoi, kurse në pjesën e dytë Arsenali u kthye. Kjo njihet në zhargonin bastoreskt si 1-2 ( njësh viz dysh ).Rastësi apo…?
Këto ishin disa prej ndeshjeve me rezultatet më kontraverse të kësaj jave.
Se a ishin këto rezultate të ndikuara nga bastoret e mëdha, këtë ne nuk e dijmë…Një gjë dihet, futbolli dita ditës po shëndrohet në një biznes megaloman me pasoja të mëdha !
Tani ju mbetet juve të komentoni mbi këto rezultate. Ju personalisht jeni dëmtuar nga këto rezultate ? A mendoni se këto rezultate kanë ndikim bastoresk ? Shprehuni…