13 dhjetor 2009

Sulmohet Berlusconi

Kryeministri Italian dhe presidenti i Milanit Silvio Berlusconi është sulmuar me një objekt në fytyrë dhe është goditur aq fortë sa ra në tokë pas një ceremonie në Milano.
Këto foto e shohin Berlusconin me buzën e shqyer dhe të gjakosur në fytyrë. Një person është arrestuar.
Berlusconi i tronditur, menzi qëndroi në këmbë dhe u ndihmua nga njerëzit përeth për tu transportuar në spital.
Raporte të ndryshme thonë se ai ose është goditur drejt për drejt ose është goditur me anë të një objekti.
Siç mëson LajmeSport.com nga Italia, Berlusconi pasi mbaroi prezantimin e antarsimit në People of Liberty ( njerëz të lirisë ), ceremoni që është mbajtur në Piazza del Duomo në Milano pas ndeshjes Milan-Palermo, ishte goditur nga një objekt që ja shqeu buzën. Më pas Berlusconi është dërguar në spitalin San Raffaele.
Sipas Corriere della Sera, një grup i vogël protestuesish ishin duke mbajtur sllogane dhe fishkëlluan gjatë kësaj ceremonie.
Gjatë fjalimit që e mbajti ai tha :
“ Ata më vizatuan si përbindësh, por nuk mendoj se jam i tillë – së pari sepse jam i pashëm dhe së dyti sepse jam një kursimtar i madh.”
Sulmi erdhi pas këtij fjalimi ofendues ndaj kësaj turme protestuesish.