13 dhjetor 2009

Bordeaux përforcon kreun pas fitores ndaj Lyonit

Bordeaux ka shënuar fitore të madhe ndaj Lyonit në ndeshjen derbi të javës së 16.
Ndeshja ishte tejet interesante me shumë raste shënimi, por goli erdhi vonë.
Golin e parë dhe të vetëm të takimit e shënoi njeriu në foto, Maroune Chamakh në minutën e 86.
Bordeaux kështu forcon kreun në Ligue 1 duke bërë skuadër e paprekshme me një pikë më shumë se Montpellier që shënoi fitore dhe tani është në pozitën e dytë.