22 dhjetor 2009

De Biasi, trajner i ri i Udineses

Nëpërmjet uebfaqes së vet zyrtare, klubi italian Udinese ka bërë të ditur se e ka shkarkuar trajnerin Pasquale Marino, pas dy vjet e gjysmë bashkëpunimi, ndërsa menjëherë e ka emëruar trajnerin e ri, Gianni De Biasi.
“Udinese Calcio njofton se e ka liruar nga puna trajnerin e skuadrës së parë, Pasquale Marino. E falënderojmë shumë Marinon për punën që e ka bërë për këtë kohë sa ishte këtu. Udinese Calcio njofton se pasardhës i tij do të jetë Gianni De Biasi”, shkruan në komunikatën e lëshuar nga klubi bardhezi, i cili nuk po kalon nëpër momente të mira në Serie A.