22 dhjetor 2009

Mancini ‘peshkon’ në Itali

Menaxheri i ri i Manchester City, Roberto Mancini, menjëherë i ka drejtuar sytë kah Italia, për ndonjë përforcim eventual për afatin kalimtar të janarit, shkruan e përditshmja angleze Daily Mail.
Futbollisti kryesor që i intereson ish trajnerit të Interit është mbrojtësi Simon Kjaer i Palermo, klauzola e së cilit është 13.5 milionë euro. Antonio Cassano i Sampdorias, është lojtari i dytë.
Ai kushton 24.5 milionë euro dhe pëlqehet mjaft nga Mancini, ndërsa nuk mbetet prapa as Giorgio Chiellini i Juventus, që kushton 20 milionë euro.