22 dhjetor 2009

Saragozza kontakton trajnerin Ten Cate

Real Saragozza vazhdon ta kërkojë trajnerin e ri, pas shkarkimit të shefit të shtabit teknik, Marcelino.
E përditshmja spanjolle, “Periodico di Aragon”, ka shkruar të martën se klubi spanjoll, në orët e fundit e ka kontaktuar trajnerin holandez Ten Cate, i cili qe një kohë të shkurtër është larguar nga klubi grek Panathinaikos.
Gjithnjë sipas kësaj të përditshmeje spanjolle, Victor Munoz megjithatë mbetet trajneri më i mundshëm për ta marrë në dorë Saragozzan, e cila është në kërkim të rezultateve pozitive.