14 dhjetor 2009

Çiro-Del Piero, përçarja sapo ka nisur

Shtatë gola të pësuar në dy ndeshje, dy humbje, një moment delikat që mund të përçajë ekipin. Krisjet mund të bëhen të çara të thella, dëgjohen ulërima, si ato të së shtunës midis Del Pieros dhe Ferrarës para ndeshjes në hotelin ku qëndronin bardhezinjtë. Që ekipi po përçahet nuk ka dyshim. Aleks në heshtje ka shkuar në stol, ka bërë nxemje gjatë gjithë pjesës së dytë, deri në momentin kur në vend të tij është aktivizuar Xhiovinko. “Një zgjedhje teknike”, ka thënë në fund Çiro.
Për të rikthyer skuadrën në rrugën e duhur bardhezinjtë, disi supersticiozë u mbështetën me rikthimin në stol të drejtorit sportiv të klubit, Alesio Seko, i cili është ulur në një karrige pak më larg se stoli i Juves. “Ka dashur të qëndrojë afër ekipit duke parë se po kalojmë një moment jo shumë pozitiv e të vështirë, por gjërat nuk kanë shkuar mirë as me atë në stol”, - ka përfunduar trajneri bardhezi.