20 dhjetor 2009

Hamburg mposht Werder Bremen në kushte të tmershme klimatike

Hamburgu ka shënuar fitore tejet të rëndësishme në derbin hanzeat ndaj Werder Bremenit në AOL Arena me rezultat 2-1.
Ndeshja deri në çastin e fundit ishte në dyshim, për shkak të motit katastrofal. Siç e shihni dha nga fotoja, ishte një festival me borë.
Joris Mathijsen shënon në minutën e 9 për epërsinë e Hamburgut, për gëzimin e atyre tifozëve në numër të vogël të mbledhur në impiant.
Boateng në minutën e 32 dërgohet në zhveshtore. Katër minuta më vonë Marcel Jansen kalon për herë të dytë në epërsi vendasit, 2-0.
Në pjesën e dytë Bremen ishte më solid por nuk arriti të shënoj pos një goli të nderit në minutën e fundit.