16 dhjetor 2009

Capello: "Pse Rooney luan, ndërsa Owen jo?"

Përzgjedhësi i Kombëtares së Anglisë, Fabio Capello, ka sqaruar situatën rreth sulmuesit Michael Owen dhe vendin e tij në Kombëtare për Kampionatin Botëror 2010. Capello njihet për vendimin se në Kombëtare mund të luajë vetëm ai që luan rregullisht për skuadrën e tij. "E ka ndjekur ndeshjen e fundit kur Owen ka luajtur dhe ka shënuar tri gola, por nuk luajti në ndeshjen e radhës. Për këtë tash pyes, pse Wayne Rooney luan gjithmonë, ndërsa Michael Owen jo. Ai është njëri ndër lojtarët me rëndësi të Kombëtares angleze ", është përgjigjur Capello në stilin e tij duke u dhënë një përgjigje atyre që thonë se Owen e ka vendin në Kombëtare. Mirëpo, Don Fabio e di se në Botëror shkon për rezultate dhe i duhen vetëm lojtarët që janë plotësisht të gatshëm.