16 dhjetor 2009

Van Gaal trajner i vitit në Holandë

Trajneri i skuadrës së Bayernit Louis van Gaal (58) është shpallur trajneri më i mirë për vitin 2009 në Holandë. Është zgjedhur në mesin 51 trajnerëve të nominuar. Strategu i gjigantit bavarez e ka merituar këtë shpërblimi, pasi që vitin e kaluar ka fituar titullin kampionit të Holandës me skuadrën AZ Alkmaar, me skuadrën e cila për këtë sukses ka pritur plotë 28 vjet. Sportistja më e mirë e Holandës është shpallur çiklistja 22-vjeçare Marianne Vos, ndërsa sportisti i më i mirë është shpallur gjimnasti 23-vjeçar Epke Zonderland.