21 dhjetor 2009

Cannavaro: Do të dalim nga kriza në vitin që vjen

Mbrojtësi i Juventusit, Fabio Cannavaro, ka kërkuar nga klubi që të punojë për një paraqitje më të mirë në vitin 2010.

Bardhezinjtë kanë vazhduar me formën e dobët edhe fundjavën që shkoi, duke nxitur protesta të tifozëve, ndërsa klubi ka vendosur për mosshkarkimin e trajnerit Ciro Ferrara.

“Rezultatet në muajin e fundit kanë qenë të pakta. Duhet të punojmë më shumë dhe të japim më tepër”.

“Na nevojitet rikuperimi i lojtarëve të lënduar dhe na duhet pakëz fat, sepse gjithmonë pranojmë gol nga aksioni i parë (i kundërshtarit)”.

“Shpresojmë që viti i ri të na sjellë rezultate më të mira”, ka thënë Cannavaro.